Kryeministri i Kosovës ishte sot në Tiranë në kuadër të vizitës së parë zyrtare një javë pas marrjes së detyrës.
Një javë në detyrë si kryeministër i Kosovës. Vendi i parë që vizitova si kryeministër jashtë Prishtinës kryeqyet ishte Prekazi i kryekomandantit Adem Jashari. Qyteti i parë që vizitova jashtë Prishtinës ishte Mitrovica. Dhe shteti i parë patjetër duhej të ishte Shqipëria.
“Në këtë dekadë të tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes 2 vendeve tona” nënvizoi kryeministri Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Por ndërsa mes dy kryeministrave u theksua forcimi i bashkëpunimit, me realizimin e 77 marrëveshjeve të firmosura, dhe thellimin më tej të tij, u vunë re dhe divergjencat e para pikërisht për minishengenin ballkanik.
Pyetjes: A do të jetë pjesëmarrëse në Kosovë, në takimin e ardhshëm të Shengenit Ballkanit?
Albin Kurti iu përgjigjet: Ky ishte takimi i parë ka dhe shumë tema që do të trajtojmë në të ardhmen. Kjo ishte një temë që trajtuam shkurtimisht meqë takimi ynë i parë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik.
Edi Rama: “Në këtë pikë kemi një temë për të çuar përpara. Nuk ka marrëveshje shengen shqiptar pa minishengen ballkanik. Makroshengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me shengenin rajonal sepse nëse ne jemi konsisten në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, cka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë cmos që të jemi, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve cka deri dje ishte e paimagjimueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por dhe të gjithë vendeve të tjera. Sot është vetëm në dorën tonë. E them me plot gojën se sot këtë rezistencë unë e kam thyer. Sot na takon ne të bëjmë më të mirën të mos humbasim kohë ta cojmë më përpara këtë process pasi as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. E kam diskutuar me kryeministrin të nisim menjëherë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit dhe të gjitha agjencitë e tjera që duhet të çlirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta