Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi nga afër në Spitalin e Traumës, Meritën, vajzën e vogël e cila i mbijetoi tragjedisë në Bulqizë.
Gjendja e saj është e stabilizuar, tha Presidenti Meta, ndërsa vlerësoi punën e mjekëve.
Meta siguroi se do të jetë pranë familjes për të kaluar këtë dhimbje, që sipas tij është e pangushëllueshme.
Ilir Meta: Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqizë është e mirë dhe e qëndrueshme. Mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku.
Ka ndodhur një dramë e madhe në familjen e saj. Me këtë rast edhe njëherë dua të shpreh ngushëllimet më të ndjera për të gjithë familjen Tola për komunitetin e Ostrenit dhe Bulqizës dhe dua ti siguroj që do të jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme.