Ligji për Prokurorinë Publike u miratua me shumicë votash në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga partitë opozitare dhe individë të caktuar, të cilët vlerësonin se me këtë ligj, partitë në pushtet po e amnistojnë veten
Me 80 vota për dhe 6 kundër, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi Ligjin për Prokurorinë Publike.
Të gjitha partitë shqiptare, pa dallim, votuan pro miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, pavarësisht se BESA dhe Aleanca për Shqiptarët
Fillimisht ligji nuk kaloi, pro votuan vetëm 74 deputetë. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi anuloi votimin nën arsyetimin e pengesave teknike. Pas kësaj ndërhyrje procedurale kërkoi deputetja Liljana Popovska dhe deputeti Ferid Muhiç.
Pas ndërhyrjes procedurale të Poposkës dhe Muhiçit, Xhaferi sërish e vendosi Ligjin në votim, me çrastë pro ligjit votuan 80 deputetë dhe kundër ishin vetëm 6 deputetë të VMRo-DPMNE-së.
Pas kësaj koordinatori i VMRO-DPMNE-së në ndërhyrjen e tij procedurale kundërshtoi votimin duke bërtitur kriminel, kriminel dhe kërkoi që votimi i parë të jetë valid dhe jo votimi i dytë dhe kërkoi pauzë njëorëshe.
Me këtë ligj garantohet që politikanët të mos bëjnë zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve. Tani ka ardhur kohë tjetër kur politikanët duhet t’i mbajnë duart larg gjyqësorit. Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja nuk mbështeti këtë ligj por mbet peng i kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski”, tha Zaev, duke shtuar se tani në radhë është bashkimi Evropian.
“Ne premtimet tona i përmbushim, tani është radha që BE-ja të mbaj premtimin, është koha për datë për negociata dhe anëtarësim në BE”, tha Zaev dhe njëherit ju bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkëngjiten në marshin e nesërm në ora 18:00 para Kuvendit, nën moton të gjithë për drejtësi
VMRO paralajmëron padi penale ndaj Talat Xhaferit
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Ligji për Prokurorinë Publike nuk është miratuar, pasi sipas tyre votimi par ka dështuar, ndërsa kryeparlamentari nuk ka pasur të drejtë ta prish votimin. Opozita paralajmëron padi penale ndaj Talat Xheferit.
“Ishim dëshmitar të shkeljes së demokracisë dhe parlament në Maqedoni. Paramendoni, Ligji për prokurori Publike që u vendos për votim nuk mori numrin e duhur të votave, respektivisht votuan vetëm 74 deputetë dhe një votim i tillë është skandaloz dhe kundër ligjit dhe i njëjti u anulua. Pastaj pa fije turpi, pas 10 minutave u vendos sërish për votim duke shkelur të gjitha dispozitat e rregullores. Si në asnjë vend tjetër, si në asnjë demokraci tjetër kishim votim, anulim të atij votimi sepse rezultati nuk ishte i dëshirueshëm. Kjo tashmë nuk është demokraci. Ky ligj që nuk u miratua nuk guxon të firmoset nga presidenti Stevo Pendarovski dhe e ftojmë që mos të jep legjitimitet kësaj shkelje brutale të ligjeve dhe procedurave”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPME, sipas të cilit kjo paraqet vlerë antievropiane.
“Nuk ka shembull tjetër që në demokraci parlamentare ku pa procedurë anulohet një ligj dhe pa procedurë miratohet i njëjti. Vallë, këto janë vlerat evropiane për të cilat lufton Zaevi dhe kjo Qeveri në ikje. Kjo nuk ndodhë në asnjë shtet evropian. Këto janë gjëra që na largojnë edhe më shumë nga përcaktimet evropiane, prandaj i bëjmë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë dhe ta dënoj këtë sjellje antievropiane. Votimi jolegal për të cilën ishte dëshmitar edhe opinion është vetëm një dëshmi më shumë për krimin e këtij pushteti. Kjo komedi patjetër duhet të përfundojë, menjëherë duhet të shpallen zgjedhjet, gjithçka tjetër është shpëtim për Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të hyj në seancën për shpërndarjen e Kuvendit, në sallën plenare. Gjithçka që bën kjo Qeveri është të ik nga zgjedhjet parlamentare”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPME.
Por cfare permban ligji per Prokurine Publike?
Neni 110 i këtij ligji parasheh që materialet e përgjuara nuk mund të përdoren më si dëshmi në gjykatë, e më këtë gjë, bien poshtë edhe dëshmitë për funksionarë të ndryshëm të qeverisë aktuale, por edhe të grupit të pavarur të tetë deputetëve të dale nga VMRO-DPMNE-ja.
Ne fakt Zaev erdhi ne pushtet vetem fale “bombave” ,pra videopergjimeve kunder qeverise Gruevski.
© Argumentum.