Kuvendi i Maqedonisë sot u shpërnda dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.
Për shpërndarjen e përbërjes së deritanishme parlamentare votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur.
Me këtë vendi, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill. Kjo ishte përbërja e nëntë parlamentare që nga pavarësimi i shtetit. Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.