Studentët rifillojnë sot protestën e tyre para Kryeministrisë. E para për këtë vit do të fillojë në orën 8:30 në fakultete, orë kur ata do të bojkotojnë leksionet për të marshuar drejt godinës së qeverisë.
Në orën 10:00, të gjithë do të jenë aty për të lëshuar thirrjet e para dhe kërkesat e tyre të paplotësuara.
“Ne nuk bëhemi vegël e politikës.Nuk dorëzohemi. Përballë Kryeministrisë!”-