Shqipëria do të ketë edhe një konsullatë të përgjithshme në Strugë, Maqedoni e Veriut.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, së drejtuar nga Edi Rama.
Për mbarëvajtjen e saj është ngarkuar ministria e Jashtme, që drejtohet po nga Rama.
Vendimi për hapjen e konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, ‘Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë’, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
2. Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.