Megjithëse minoriteti malazez renditet në 8 minoritet e rregulluara me ligj nga qeveria shqiptare , ende ky komunitet duket se nuk e ka prekur në praktikë ketë ligj për minoritetet dhe krijimin e Komitetit të Pakicave,
Duke qene se ky vit është dhe viti ku do të bëhët regjistrimi i ri i popullsisë në Republikën e Shqipërisë, kryetari i Komunitetit malazez z.Culafic, kërkoi mbështetje nga Drejtoria e Diasporës të Malit të Zi për shoqatën ZCGA për të vazhduar më tej përballjen me sfidat që e presin minoritetin malazez për vitin 2020
***
Në date 20 shkurt 2020 kryetari i ZCGA, z. Marinko Culafic kreu një takim pune dhe u prit nga drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Dijasporës, z. Predrag Mitrovic. Temat që u diskutuan ishin kryesisht problemet dhe vështirësitë që vazhdon të hasi minoriteti malazez në Shqipëri, vonesa e vënies në praktikë të ligjit për minoritetet dhe krijimit të Komitetit të Pakicave, kur me ligj pakica malazeze do të ketë përfaqësuesin e vet. Gjithashtu z. Culafic kërkoi mbështetje për hapjen e një zyre për shoqatën ZCGA për të vazhduar më tej përballjen me sfidat që e presin minoritetin malazez për vitin 2020, vit në të cilin do bëhet dhe regjistrimi i ri i popullsisë në Republikën e Shqipërisë.
Në vazhdim kryetari i Komunitetit Malazez bëri një vizitë në zyrat e Amëzës Malazeze (Matica Crnogorska) ku u prit nga kreytari i këtij institucioni, z. Dragan Radulovic dhe sekretari i përgjithshëm, z. Ivan Ivanonic.
© Argumentum.