Elvis Koçi, drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave ka reaguar sot në një konferencë për shtyp lidhur me faktin që Shqipëria figuron në listën gri të pastrimit të parave nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
“Dje është marrë vendimi për të kthyer Shqipërinë në listën e vendeve gri. Nga 52 rekomandime që përmbante raporti kemi pasur progres, dhe duhet të punojmë për 15 pika të tjera”, tha Koçi.
“Shqipëria është vlerësuar nga Moneyval, duke marrë rezultat të mirë në anën teknike, por jo për sistemin. Mori vlerësim pozitiv në kornizën ligjore. Ndryshimet ligjore që ka marrë kanë adresuar mangësitë teknike. Në raportin e fundit Shqipëria ka shënuar progres në 6 rekomandime. Janë kryer 471 inspektime”, shtoi ai.
Ai theksoi se duhet kryerja e një analize të thellë për këtë problem, si trajtim në kohë të ankesave, krijimin e mekanizmit për luftën ndaj këtij fenomeni, vendosjen në dispozicion të informacioneve, rritje e numrit të sekuestrimit dhe konfiskim të parave që vijne nga aktivitet kriminale.
Sipas tij janë kryer 2063 inspektime në pika kufitare, janë sekuestruar 4.7 mln milionë euro ne pikat kufitare, 74 milionë euro hetimet e grupeve kriminale, 327 letërporosi, 74 raste hetim ne gjykatë për pastrim parash.
Problemet kryesore të ngritura nga Manyval janë:
Vlerësimi i riskut i thelluar në disa profesione për mbikqyrje, duhen licensuar aktivitetet e real estate.
Shqetësum për sanksionet e vendosura për transparencen e OJF-ve
Kërkohet përmirësim i sistemit statistikor për dënimet.
Rritje bindëse e konfiskimeve të produkteve kriminale.
Aplikim të sanksioneve ndërkombëtare.
Koçi shtoi se tek pjesa e vlerësimit të riksut kërkohet një vlerësim më i thellë për profesionet e lira dhe real state. “Përsa i përket kësaj fushe në pjesën e supervizimit dhe mbikqyrjes ne do na duhet t’i licensojmë agjentët e pasurive të paluajtshme pasi ne nuk i kemi aktualisht. Autoritetet mbikqyrëse te profesionet të lira do duhet të zbatojnë dhe të tregojnë me evidence kryerjen e planeve të mbikqyrjes bazuar në riskun e pastrimit të parave dhe financimit dhe terrorizmit. Ne do ndërtojmë regjistrin e pronarëve përfitues por kjo nuk do të thotë se ne nuk e disponojmë aktualisht ka vënd për përmirësimin e këtij informacioni. Ka shqetësim lidhur me sanksionet e vendosura për shlyerjen e detyrimeve të trasparencës nga perosna juridik dhe ojf. Duhet të vijojmë përpjekjet për sigurimin e investigimeve paralele në të gjitha rastet e krimeve të rënda të cilat gjenerojnë produkte kriminale gjë e cila po ndodh dhe jemi shumë shpejt në gëndje për të krijuar evidence. Kërkohet një përmirësim harmonizuar statistikorë përsa i përket veprimeve për pastrimin e parave”, tha ai./monitor/