Kryeministri Rama reagon pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve.
Përmes një statusi në Twitter, Rama shkruan se tamam kur BE tregoi dashurinë për Shqipërinë në 17 shkurt, ata u marrosën.
Rama shkruan më tej se ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre.
Rama: Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…
Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.
Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan,shfrytëzuan,dërrmuan për vite të tëra,dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…1664:42 PM – Feb 22, 2020Twitter Ads info and privacy54 people are talking about this