Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e LSI ku ka folur rreth masave që duhen ndërmarrë nga koronavirusi. Ai nënvizoi faktin se shtrirja e këtij virusi deri në Italinë fqinje, tregon për një situatë tëre në të cilën duhet të merren masa të reja. Sipas Vasilit është shumë e rëndësishme që qeveria të shpërndajë fonde të veçanta për të shoqëruar masat e nevojshme.
Pertit Vasili: ”Opinioni publik ka qenë në njohje të informacioneve që vijnë nga koronavirusi, zanafilla e të cilit vjen nga Kina. Informacionet që vijnë nga Kina janë informacione të cilat krijojnë një klimë më pozitive se më parë sepse rastet kanë filluar të bien në mënyrë të dukshme dhe numri i vdekjeve është ulur.”
”Shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar efekte pasuese që reflekton në distancë me vende të tjera në atë që quhet ndërkombëtarizimi i epidemisë. Janë shaqur raste dhe raste në Italinë fqinje me 50 raste të infektimit dhe 2 të vdekur. Kjo situatë e re kërkon qëndrime të reja dhe masa të reja. Së bashku duhet të jemi këtu për të çuar mesazhe të cilat evitojnë alarmizmin dhe nervozizmin e panevojshëm.”
”Në një situatë ku monitorimi i rreptë merr fjalën e parë dhe ndjekja e situatës në pikat delikate është ajo që është kryefjala e sjelljeve në këtë moment, është tepër e rëndësishme që masat të shoqërohen me fondet në dispoziocion nga qeveria. Kërkohen fonde të veçanta pa të cilat të gjithë punonjësit që janë të terren nuk mund të veprojnë.”
”Meqënëse problemi kërkon një sjellje thellësisht profesionale, ISHP duhet të marrë në duart lidershipin, pasi disponon të gjithë autoritetin shkencor dhe profesional, por disponon dhe një laborator shumë të mirë dhe të akredituar, i cili fumsionon më së miri nga OBSH. Insistoj marrjen e udhëheqjes nga ISHP, pasi kjo siguron përballim profesional dhe siguri të opinionit publik në informacionet që jep. ”
”Të gjitha ambjenet karantinore nuk mund të jenë të kufizuara në një vend të vetëm, por duhet të predispozohen në pikat kufitare që janë gjithmonë pika risku, të jenë të pajisura, të bëhet e ditur situata e tyre, dhe të jenë në gatishmëri 24 orë, duke izoluar nëse ka çdo rast të dyshimtë që mund të ketë kontakt me zonat e infektuara. Është një lajm i mirë që nuk ka pasur raste të infektuara dhe aq më pak asnjë rast humbje jete.”