Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për nesër ka bërë thirrje për protestë, nga ku do të kërkohet përgjegjësi nga siç u shpreh ai “koka e oktapodit”. Sipas paralajmërimeve të Mickoskit, protesta do të filloj në ora 18:00 para Prokurorisë dhe do të vazhdoj deri tek Gjykata Supreme,
“I ftoj të na bashkëngjiten të gjithë qytetarët, nga të gjitha bashkësitë dhe përcaktimet. Kjo nuk është protestë vetëm e VMRO-DPMNE-së, por e të gjithë qytetarëve të cilët e dinë se frenuesi kryesor është Zaevi. Protestë nga ku do të kërkojmë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se fajtor është Zaevi! Përgjegjësi për kokën e oktapodit i cili nuk mund të fshihet”, tha Mickoski.
Alsat