Kryeministrja serbe Ana Brnabic , gjatë samitit të organizuar nga Berzh në Londër është takuar dhe me me zyrtarin amerikan Matthew Palmer më herët gjatë ditës. Folëm kryesisht për situatat në Bosnje dhe Herzegovinë dhe Malin e Zi dhe mënyrën se si valët e fundit të miqve politikë mund të ndikojnë në stabilitetin rajonal dhe situatën ekonomike në Serbi,tha kryeministrja serbe.
“Ne nuk përmendëm as taksat e Prishtinës (për mallrat serbe), as administratën e re të Prishtinës në një fjali të vetme. Kjo mbase tregon më së miri se sa SHBA-te, nga njëra anë, tani po mendojnë për një destabilizim të mundshëm në Bosnje dhe Hercegovinë dhe sa seriozisht ata po vëzhgojnë situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe, nga ana tjetër, se (i dërguari special i presidentit amerikan) Richard Grenell ka marrë përsipër plotësisht çështjen e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe taksat, “u tha Brnabic gazetarëve në Londër.
Ajo shtoi se Palmer do të flas me Aleksandar Vucic, gjatë vizitës së presidentit serb në Uashington dhe se ajo përsëri do të takohet me Palmer në Forumin Ekonomik Delfi, si dhe se ajo pret që ai së shpejti të vizitojë Beogradin.
Përfundimi i takimit ishte se stabiliteti rajonal është absolutisht tema më domethënëse, politikisht dhe ekonomikisht, tha ajo.
Kujtojme se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim zhvilloi një samit në Londër me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Albin Kurti për Kosovën si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.