Kryeministri Edi Rama zhvillon sot vizitë në Rusi.
Kjo vizitë është pjesë e axhendës së kreut të qeverisë shqiptare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020.
Mësohet se ditën e nesërme Rama do të zhvillojë në Rusi takime me krerë të niveleve të larta.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama e quajti zgjidhjen e konfliktit Rusi- Ukrainë, një nga prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së.
Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë.