Kryeministri Edi Rama,ne cilesine e shefit te OSBE-se ka nisur takimin me shefin e diplomacisë ruse Sergey Lavrov.
Në tryezën e diskutimeve mes Ramës dhe Lavrov do të jetë çështja e integrimit evropian, për të cilën Shqipëria pritet të marrë edhe një përgjigje nga lideret e unionit për hapjen e negociatave.
Gjithashtu në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se do të diskutohet edhe për çështjet rajonale, pjesë e së cilës është edhe minishengeni ndërmjet Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.
Kjo nismë rajonale ka sjellë edhe debate të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, shtet të cilin Rusia ende nuk e ka njohur si të pavarur.
Rama dhe Lavrov do të flasin edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Moskës, si dhe për planin e OSBE-së për 2020.
Rama në drejtimin e kësaj organizate ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteteve për të vendosur paqen në zonën e konfliktit në Ukrainë.
“Ne jetojmë në kohë me turbulenca, dhe sa i përket sigurisë, ajo është e brishtë në këtë rajon dhe njerëzit janë duke vuajtur dhe detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut.
Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negocime, shpresoj që do të kontriboj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje. Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës”, tha Rama.
Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qënë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.
© Argumentum.