173 milionë euro do të lëvrojë qeveria për rimbursimin e TVSH-së për bizneset, këtë vit.
Administrata Tatimore bën të ditur se, pjesa më e madhe e këtyre pagesave do të shkojnë për kompanitë e mëdha që operojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë
Sipas tatimeve, pagesa e detyrimeve për këto kompanitë të mëdha, do të bëhet me këste dhe brenda 18 muajve synohet zerimi i këtij detyrimi, ndërsa për të gjithë bizneset e tjera nuk do të ketë asnjë ditë vonesë në rimbursimin e TVSH-së.
Qeveria vitin e kaluar ka kryer rimbursimin e TVSH-së për 1360 subjekte, në vlerën e 193 milionë eurove.