Të gjitha objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, do ti nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Qeveria miratoi rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë. Vendimi i Kjo parashikohet në ndryshimet në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit që marrin fuqi ligjore pas dy javësh.
Vendimi parashikon gjithashtu se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, për të gjitha:
a) ndërtimet publike;
b) ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar, së paku, 100 milionë lekë;
c) objektet me akses publik.
Me “objekte me akses publik”, sipas këtij neni, do të kuptohen të gjitha objektet, ku, pavarësisht statusit të pronësisë së tyre, qytetarët kanë akses të lirë hyrjeje, si: kinema, teatro, stadiume, markete etj.”.
Ndërkohë, për të gjitha ndërtimet me vlerë mbi 100 milion lekë, zhvilluesi kryen dhe mban në fuqi, për të gjithë kohën e ndërtimit të objektit, sigurimin e detyrueshëm nga rreziqet për punimet e ndërtimit.Elementet e sigurimit të detyrueshëm dhe rregullat e sigurimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto masa merren pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.