Në tregun e këmbimit valutor vendas, euro ka forcuar pozitat në raport me lekun, duke u ngjitur në kuotën 122.48 lekë. Niveli më i lartë i këtij viti dhe më i larti që prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar.
Forcimi i monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare është reflektuar edhe në tregun vendas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është forcuar të enjten me 0.13 lekë në raport me lekun. Ndërsa valutat e tjera janë zhvlerësuar ndjeshëm me lekun.
Dollari amerikan këmbehet sot me 111.99 lekë ose 0.49 lekë më pak se një ditë më parë.