Gjatë viteve 1970, perandoresha e Iranit, nxiti hapjen e një muzeu të artit modern.
Gjatë viteve 1970, perandoresha e Iranit, nxiti hapjen e një muzeu të artit modern.
Në vitin 1979, kur ajo dhe bashkëshorti u arratisën nga vendi për shkak të demonstratave popullore, veprat e artit u fshehën me shpejtësi në bodrumin e muzeut. Kjo ishte një kthesë e trishtueshme e ngjarjeve për admiruesit e artit.
Koleksioni i tablove, ishte një nga më të mëdhatë të artit të pasluftës nga Perëndimi. Pas heqjes së këtyre pjesëve, galeritë e artit nisën të shfaqnin propagandë revolucionare. Kohët e fundit, procesi i rinovimit të muezut, çoi në një zbulim të jashtëzakonshën. Kuratorët njohën dy piktura të piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso. Ndërsa ata po punonin në dhomat e magazinimit në bodrumin e godinës, u shfaqën 10 Pikaso të panjohura. Kjo u pasua nga një skicë e harruar e Marsel Dyshamp, një tjetër zbulim me vlerë.
Për herë të parë ndër dekada, shumë nga veprat e fshehura do të shfaqen sërish. Këto përfshijnë veprat e reja të Pikasos, skicën e Dyshamp, veprat e Endi Uarol si dhe disa artistëvea iranianë, në një ekspozitë të përzier perëndimore dhe të Lindjes së Mesme.