Policia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e presidencës për të mbajtur një manifestim tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.
Mësohet se për mbarëvajtjen e tubimit do të angazhohen rreth 1000 forca policie, të cilat do të qendrojnë pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.
Sakaq bëhet me dije se do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH. Ndërkohë në gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.