Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e ndërtimit të qendrës së shërbimeve të integruara Palasë, rehabilitim i ballkonit të Potamit dhe parkingut në Dhërmi.
“Një seri objektesh, në shërbim të komunitetit dhe turistëve. Në këtë qendër do të përfshihen funksione të emergjencave civile si: qendra shëndetësore, post policie, zjarrfikëse, postë kufitare dhe pistë për ulje helikopteri.
Qendra është projektuar buzë rrugës së plazhit për aksesim më të shpejtë. Çdo shërbim do të ketë godinën e tij. Dhe të gjitha godinat kanë një shesh të përbashkët shërbimesh, për parkim dhe grumbullim.
Njëkohësisht ky shesh do të shërbejë edhe si pistë helikopteri. Aktualisht po punohet në ndërtim mure gabioni tek parkimi tek ish gurorja në Dhërmi, si dhe strukture beton arme te godina e qendrës së shërbimeve të integruara”njofton FSHZH