Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi Kreut të Shtetit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues. ndërsa tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Ai tha se do ta bëjë këtë më pas. “Jam i lumtur se kushtetuta e popullit ka sot në këtë shesh popullin e kushtetutës. Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kush është pro ju lutem të ngre dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. (Brohorima nga turma). Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët më shumë se ky”.
“Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që luan me sovranitetin e popullit tonë, unë u jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra heronj, se pas datës 15 mars kur të përfundoj reforma zgjedhore që është një kusht për negociatat. Nëse ata nuk do ta marrin seriozisht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit.
Unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do firmos këtu por në mes të parlamentit. Në mes të krimit. Do ti bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, që unë i pari dhe pastaj gjithë populli kuqezi të marshojmë drejt tij”, tha Meta.