Bizneset amerikanë në Shqipëri kërkojnë nga administrata tatimore që të hartojë politikia tërheqese në raport me rajonin në mënyrë që ta bëjnë klimën e biznesit më interesante dhe të tërhiqen investime të reja. Kjo ishte një ndër tre kërkesat kyçe që Dhoma Amerikane e Tregtisë i adresoi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku nuk la pa përmenduar edhe kërkesën për qendurshmërinë në sistemin e taksimit.
Por bizneset, morën vetëm një përgjigje konkrete lidhur me kërkesat e tyre dhe që ka të bëjë me mosndryshimin e shpeshtë të taksave.
Ndër problematikat e tjera të përmendura që shqetësojnë bizneset amerikane në vend, është edhe evazioni fiskal dhe informalitet, ku propozohet që të rishikohen fashat e taksimit.
Në takimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar gjithashtu respektimin e afateve për rimbursimin e TVSH-së, pasi vijon të mbetet një çështje shqetësuese.