Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer në intervistë për ‘Wall Street journal’ tha se “zbatimi i Marrëveshjes së Presës është kyç për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe se këto gjëra janë të ndërthurura”.
“Nuk do të dëshiroja të parashoh se si do të ishte politika e OBRM-PDUKM-së gjatë ndryshimit të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, por mund të them se çfarë do të bëjnë Kombet e Bashkuara. Përkrahja jonë për Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj do të vazhdojë ashtu si përkrahja për në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Palmer.Ai tha se vendi duhet të vazhdojë në rrugën drejt NATO-s, duke shpresuar se Spanja gjatë javëve në vijim do ta përshpejtojë procedurën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.