Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, 58 mijë familje dhe 8 mijë biznese përfitojnë nga akt marrëveshjet për shlyerjen me këste të borxheve për energjinë elektrike.
Skema lehtësuese përfshin borxhet e mbledhur nga abonentët e energjisë deri në periudhën 31 dhjetor 2018.
Ndërkohë që për faturat e papaguara përgjatë vitit 2019 është parashikuar një skemë e veçantë vetëm për faturat sistemuese (me afate të shkurtra kohore).
Skemat lehtësuese për shlyerjen e borxheve të energjisë përmes riaktivizimit të aktmarrëveshjeve synojnë rritjen e të ardhurave të kompanisë për një periudhë 5-vjeçare.