Filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” kanë qenë befasitë e ceremonisë për ndarjen e Çmimeve Golden Globes më 6 janar.
Aktori amerikan, Rami Malek, që ka portretizuar figurën e Freddie Mercuryt, pjesëtarit të grupit britanik, Queen, ka fituar Çmimin për Aktorin më të Mirë.
Ky film, me producent, Bryan Singer, ka befasuar të gjithë, pasi ka mposhtur filmat, “A star is born” të Bradley Cooper dhe “BlacKkKlansman”, të Spike Lee.Filmi i kategorisë komedi-dramë, “Green Book,” që paraqet shoqërinë e një piansti me ngjyrë dhe drejtuesit të bardhë të makinës së tij më 1960, ka fituar çmimet për komendinë dhe skenarin më të mirë.
Filmi, “A Star Is Born,” rikrijimi i kartërt i filmit original të vitit 1937, ka fituar Çmimin për Këngën më të Mirë, mirëpo nuk ka fituar edhe katër çmime tjera, pavarësisht se ishte konsideruar favorit nga kritikët.
Ndërkohë Çmimin për filmin më të mirë në Gjuhë të Huaj, e ka fituar filmi “Roma”, i regjisorit meksikan, Alfonso Cuaron.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes është mbajtur në Beverli Hills të Kalifornisë.