Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar dy vendime, të cilat kanë të bëjnë me masat e marra për të përballuar situatën e krijuar pas dy rasteve me koronavirus në vendin tonë.
Vendimi i parë është për caktimin e shtëpisë së pushimit të ushtarakëve me vendndodhje në Plepa, Durrës, si strukturë për shërbimin e karantinës, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19.
Po ashtu qeveria vendosi që Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, ti shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.