Ambasada SHBA-së u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, të regjistrohen në programin STEP, për të marrë njoftimet më të fundit shëndetësore mbi COVID-19.
“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz”, mbyllet njoftimi i ambasadës së SHBA-së.