4 mjekë e infermierë në Durrës janë izoluar në vetë-karantimin pasi i kanë shërbyer 73 vjeçares së identifikuar me koronavirus në Durrës.
Nga ana tjetër bëjmë me dije se gjendja shëndetësore e 73 vjeçares së prekur me koronavirus është rënduar.
Mësohet se 73 vjeçarja ka patur komplikacione të rënda dhe pritet të dërgohet në spitalin Infektiv të Tiranës.
Gruaja ishte kthyer nga Italia dhjetë ditë më parë, ku fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe më pas është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së analizave.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, shefja e ISHP Silva Bino ka thënë se 73 vjeçarja është në ‘gjendje respiratore të drejtuar’, çka e ka rënduar dhe shëndetin e saj