Kongresi amerikan ka bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri.
Duke ia kthyer nominimin e presidentit Trump, i cili tani mund të zgjedhë ta rinominojë, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018. Por kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.
Refuzimi i Kavalec u paralajmërua pak muaj më parë kur komisioni i jashtëm i senatit papritur anuloi paraqitjen e zonjës Kavalec siç ishte planifikuar në axhendën e mbledhjes ku dëshmuan vetëm kandidatët për ambasadorë në Kosovë, Malin e Zi, Slloveni dhe Moldavi.