Shenohet viktima e pare ne Shqiperi nga COVID 19. Ministria e Shëndetësisë njofton se pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit.
Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj koronavirusit COVID-19.
Me heret ishte parashikuar të nisej drejt Tiranës por më pas është këshilluar që ajo të mos udhëtonte drejt Tiranës, per shkak te gjendjes se renduar.
Si pasojë e qendrimit të saj prej 5 ditësh në spitalin e Durrësit, ku dhe është kuruar për pneumoni, dyshohet se të ketë të tjerë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa disa prej mjekëve të spitalit u është kërkuar që të vetëizolohen për disa ditë.