Sëmundja virale COVID-19 që ka përfshirë në të paktën 114 vende dhe ka vrarë më shumë se 4,000 njerëz është tani zyrtarisht një pandemi, njoftoi të Mërkurën Organizata Botërore e Shëndetit.
“Kjo është pandemia e parë e shkaktuar nga koronavirusi,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tetë vende – përfshirë SH.B.A. – tani secila po raporton më shumë se 1.000 raste të COVID-19, të shkaktuara nga virusi që ka infektuar më shumë se 120,000 njerëz në të gjithë botën.
“Në dy javët e kaluara, numri i rasteve të COVID-19 jashtë Kinës është rritur 13-fish, dhe numri i vendeve të prekura është trefishuar,” tha Tedros.
Duke vërejtur numrin në rritje të vdekjeve nga virusi i frymëmarrjes, kreu i OBSH tha, “Në ditët dhe javët në vazhdim, ne presim të shohim numrin e rasteve, numrin e vdekjeve dhe numrin e vendeve të prekura ngjiten edhe më të larta.”