Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu tha sot se personeli i spitalit të Durrësit ka rezultuar negativ nga koronavirusi në analizat paraprake të kryera ndaj tyre.
“Të gjitha testimet janë negative. Do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet për mbrojtjen personale. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket familjarëve, ndërkohë që vazhdon puna në terren. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona për të vlerësuar rastet.
“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste ndër të cilat 50 personel mjekësor dhe infermieror ku kanë dalë rezultate negative të kampionit të parë, ndërkohë që nga rastet e tjera janë 34 raste të cilat, 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm 3 pozitive, që janë raste që lidhen me pacientin zero dhe lidhen me kontaktet e tyre të para të cilët janë menjëherë në sistemin e vetëkarantinimit që në momentin që kanë telefonuar 127”, tha Manastirliu.
“Hera e fundit që do të përmend opozitën. 24 orët e fundit janë tre dëshmi që hedhin poshtë propagandën: maskat, spitali i Durrësit dhe pajisjet e mbrojtjes personale. Nuk do të merrem më me Lulzim Bashën. Në këtë moment kemi vendosur të merremi me armikun që është koronavirusi”, tha ajo.