Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot se për arsye të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, Banka e Shqipëruisë shtyn me tre muaj këstet e kredive.
Në lidhje me masën e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e kësteve të kredive, Sejko tha se ne kemi marrë një sërë masash, kjo është një nga masat. “Ne kemi kemi çuar disa udhëzime bankave të nivelit të dytë për të optimizuar punën e tyre operacionale paralelisht me masat që duheshin marrë për ruajtjen e shëndetit të punonjësve të bankave”, tha ai.
Pyetjes sa a do punojnë bankat, Sejko tha se “ne kemi marrë një vendim që ditën e nesërme bankat të mos punojnë, por të kenë siguruar të gjitha pagesat online. Ne i mbyllëm bankat sipas vendimit të KM për të ruajtur sigurinë e punonjësve dhe hapen të hënën”.
Si do mbrohen punonjësit nga kontakti me qytetarët, Sejko tha se “kemi dërguar një udhëzim për të gjithë bankat e nivelit të dytë ku kemi instruktuar punonjësit e bankave lidhur me higjenizimin, mbajtjen e distances dhe marrjen e masa parandaluese që lindin nga nevoja e kësaj situate. Të gjithë klientët që kanë një marrëdhënie me banka, nëse do të krjohet radhë nuk ka lidhje me çështjet financiare por nga implementimi i masave për shkak të koronavirusit”.
Ne lidhje me lekun kesh, Sejko tha se paratë nuk janë përhapës të sëmundjeve. “Keshi është si të gjitha sipërfaqet e tjera të prekshme, keshi nuk ka nevojë për dezifektim”, tha ai.
Në lidhje me tërheqjen e parave në bankomate, Sejko tha se “nuk ka asnjë urdhër, bankat kanë limitet për tërheqjen e keshit nga bankomati. Është çështje e politikave të bankave dhe brenda ditës është e mjaftueshme për t’i shërbyer qytetarit. E rëndësishme është që ne të marrim masa dhe të furnizohet me kesh bankat e nivelit të dytë dhe procesi të vazhdojë normalisht dhe qytetarët të marrin paratë e nevojshme”.