Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski, nëpërmjet një statusi në facebook ka bërë të ditur se ka dërguar ushtrinë në Dibër dhe Qendër Zhupë për të mbështetur vetëqeverisjen lokale dhe për të mbështetur sigurimin e kufirit me Shqipërinë për shkak të situatës së krijuar me gripin e tanishëm.
Statusi i plotë në facebook:
“Kam marrë vendim për të vendosur Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendër Zhupë dhe për të mbështetur forcat policore të Ministrisë së Brendshme në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e komunës së Dibrës. Vendimi u mor për të parandaluar përhapjen e virusit… dhe për të hequr pasojat, pas deklarimit të një krize në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Njësitë e Ushtrisë do të koordinojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në Qendër Zhupë, policinë, Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe institucionet e tjera shtetërore të përfshira në trajtimin e krizës.