Kryeministri Edi Rama ka bër të ditur se tashmë ka hyrë në fuqi akti normativ. Ky akt detyron të gjitha spitalet private, që personelin, ambulancat, strukturat spitalore, ti vendosin në shërbim të ministres Ogerta Manastirliu.
AKTI NORMATIV HYRI NË FUQI DHE NGA SOT KA FORCËN E LIGJIT DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS
Ndër të tjera:
🔴 NË VARËSI TË DINAMIKËS SË SPITALIZIMIT TË TË PREKURVE NGA COVID-19, ME URDHËR TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR SHËNDETËSINË, VENDOSEN NË DISPOZICION EDHE STRUKTURAT PRIVATE SPITALORE, AMBULATORE, HOTELIERE, AUTOAMBULANCAT DHE PERSONELI PËRKATËS, SHËNDETËSOR E MBËSHTETËS.
🔴 MOSZBATIMI I KËTIJ URDHËRI DËNOHET ME GJOBË NË MASËN 5 000 000 (5 MILIONË) LEKË. NË RAST MOSBINDJEJE PAS VENDOSJES SË GJOBËS, STRUKTURA PËRKATËSE VENDOSET FORCËRISHT NË DISPOZICION TË SHËRBIMIT PUBLIK SHËNDETËSOR DHE PERSONELI PËRKATËS ËSHTË I DETYRUAR TË SHËRBEJË NËN DREJTIMIN SHTETËROR TË STRUKTURËS GJATË GJITHË KOHËZGJATJES SË INFEKSIONIT