Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nëpërmjet një video-mesazhi se “sot hyn në fuqi Akti Normativ me forcën e ligjit që përcakton masa speciale për gjithë periudhën e luftës me armikun e padukshëm, duke përcaktuar detyrime ligjore që do të ndihmojnë popullin dhe secilin prej nesh në përballimin e kësaj krize botërore”.
“Reagimi juaj, i tërë popullit, ka qenë fantastik deri tani. Por, megjithëse fillimi i mbarë është gjysma e punës, në këtë rast jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Nga e para çdo ditë luftë me veten dhe me zakonet e forta të përdtishmërisë sonë”, tha Rama.
Ne, qeveria, shtoi Rama, “po punojmë me të gjitha forcat që të përgatisim çdo hap, të llogarisim çdo skenar, të jemi gati në çdo situatë dhe të kemi gati edhe rrugën e rikthimit në jetën normale sapo lufta të mbarojë”. —–Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shprehet se, çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve”.
“Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi. Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba!” – tha Gonxhja.
Ai shtoi se “kolaudimi nuk varet nga DPSHTRR, por vlen e njëjta llogjikë edhe për ta. Ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!” – siguri kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.