Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si pjesë e masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
“ Në kuadër të masave drastike të ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më herët, Shqipëria ka ndaluar fluturimet dhe lëvizjet e trageteve të pasagjerëve me Italinë, ndërkohë që vijon transporti i mallrave.
—-TIRANË, 16 mars /ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njofton qytetarët se “në zbatim të Vendimit të datës 09.03.2020, të Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga Koronavirusi i ri, Urdhrit të MSHMS, datë 10.03.2020, të “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, QKB me anë të Urdhrit nr. 15, datë 11.03.2020, ka marrë disa masa të nevojshme”.
QKB njofton se janë të paktën 10 shërbime që mund të kryhen online, duke shmangur kështu kontaktin fizik, ndërsa pjesa tjetër mund të kryhet fizikisht pranë sporteleve të QKB-së nga ora 08:30, deri në orën 12:00.
– Shërbimet funksionale të QKB-së, për regjistrimin dhe licencimin e biznesit, që do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit online, janë sipas listës së Tabelës nr.1, të publikuar në faqen zyrtare www.qkb.gov.al
– Për marrjen e asistencës për kryerjen e aplikimeve online, mund të kontaktoni në:
Tel: +35542250066