Kompania po ashtu është angazhuar të ofrojë 15 milionë dollarë për të ndihmuar me epideminë globale të koronavirusit. Të gjitha dyqanet e Apple në Kinë ndërkohë janë rihapur, pasi u mbyllën për gjatë thuajse dy muajve të fundit, kohë gjatë të cilës, rajoni u godit rëndë nga epidemia e koronavirusit.
“Ndërsa shkalla e infektimeve të reja vazhdon të rritet në shumë vende, ne po marrim masa shtesë për të mbrojtur pjesëtarët e ekipit tonë dhe klientët”, tha kompania në një deklaratë.
Punonjësit e Apple në të gjithë botën do të fillojnë të punojnë nga shtëpia, atje ku është e mundur ndërsa të gjitha ambjentet do t’i nënshtrohen pastrimit të thellë dhe dezinfektimeve. Sidoqoftë, klientët do të mund të vazhdojnë të bëjnë blerje në websajtin e Apple ose të marrin ndihmën e klientit online.
Donacionet e Apple, në total 15 milionë dollarë, janë kanalizuar për trajtim mjeksor të pacientëve dhe për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë – thuhet po ashtu në deklaratë.