Në njoftim thuhet se “Nëpërmjet këtij konkursi dhe hartimit të Planit të Detajuar Vendor për këtë njësi strukturore, Bashkia e Tiranës synon transformimin urban të hapësirës territoriale të “Gardës të Republikës” nga një hapësirë ekskluzivisht institucionale në një hapësirë përfshirëse për publikun, me godina të cilat funksionet kryesore i kanë të ndërlidhura ngushtësisht me nevojat publike për kulturë dhe rekreacion” shkruhet në dokumentet e shpalljes në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ky dokument përkufizon termat e referencës për hartimin e Planit të Detajuar Vendor për territorin e njësisë strukturore TR/169 sipas përcaktimeve të Planit të Përgjitshëm Vendor për territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.
Synimi i tenderit është ndërtimi i një kompleksi godinash të integruara në zonën e Gardës së Republikës, ku do të vendosen Biblioteka Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Produkti i konkursit do të jenë zgjidhjet e projektimit për zhvillimin e peizazhit të Hyrjes së Parkut të Liqenit dhe disa objekteve me funksion publik në ndërfaqen qytet-natyrë. Konkurrentët e përzgjedhur do të zbulojnë zgjidhjet më të mira të projektimit, duke hulumtuar njëkohësishtedhe bashkëjetesën urbane pranë natyrës”, thuhet në njoftim.
Data e fundit për pranimin e dokumenteve është 27 mars 2020.
Sipas specifikimeve, Konkurrentëve të përzgjedhur u kërkohet të punojnë për të arritur, si mëposhtë:
Të studiojnë zonën e konkursit dhe rrethinat e tij, programin e tij hapësinor dhe kontekstinsocial-kulturor;
Të studiojnë Parkut të Tiranës, sistemin e hapësirave të gjelbra të Bulevardit “Dëshmorët eKombit” dhe bimësinë e tyre;
Të studiojnë programet e objekteve publike që propozohen në ndërfaqe, si edhe funksionimine tyre sot (ekzistueset);
Të studiojnë jetën social-kulturore të kryeqytetit dhe të evidentojnë nevojat për krijimin ehapësirave të reja social-kulturore në ndërfaqen park-qytet;
Të hulumtojnë teknologjitë ‘green’ dhe ‘loëcost’ dhe të vlerësojnë aplikimin e tyre përndërtimet publike të programit të konkursit;
Propozim për master planin e Hyrjes së Parkut brenda kufijve të zonimit funksional të territorittë konkursit;
Propozim për zhvillimin e pejsazhit të Hyrjes së Parkut të Tiranës;
Propozim për ide arkitektonike për Hyrjen e Parkut dhe të objekteve publike;
Propozim për projekt-ide arkitektonike për objektin e Bibliotekës Kombëtare
Propozim për projekt-ide arkitektonike për objektin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë
Parashikime të përafërta të kostove të secilit propozim,
Propozim për një plan veprimi.
Çdo zgjidhje duhet të tentojë kufijtë e krijimtarisë duke u përshtatur ndërkohë me kontekstin lokal dhe duke vendosur standarde të larta të projektimit, duke pasur parasysh që në menaxhimin e zhvillimit të zonës hyrja e parkut të ruhet zonë e gjelbër. Biblioteka Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Hyrja e Parkut të Liqenit për vite me radhë ka qenë temë e disa nismave projektuese. Ështëkërkuar vazhdimisht mënyra më e mirë për të lidhur qytetin me parkun, nëpërmjet një hapësiretë ndërmjetme, por është kërkuar gjithashtu edhe imazhi, apo emblema e hyrjes në park. Pikëpyetjet në lidhje me trajtimin e hyrjes së Parkut të Liqenit gjenerojnë direkt nga pozicionimii tij në njërin prej skajeve të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe lidhja direkte me Sheshin“Nënë Tereza”.
Pavarësisht se Parku i Tiranës ndodhet kaq pranë me këto 2 hapësira kryesore tëkryeqytetit lidhja mes tyre mbetet mjaft e dobët. Në zbatim të përcaktimeve ligjore të Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Tiranë, miratuar me Vendimin Nr. 1, datë 14.04.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit për njësinë strukturore TR/169, si dhe Ligjit 107/2014 dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, nevojës publike dhe të interesit të shprehur nga Ministria e Kulturës për realizimin e një kompleksi të integruar për godinat e Bibliotekës Kombëtare dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Bashkia e Tiranës organizon këtë konkurs të hapur për hartimin e planit të detajuar vendor për njësinë strukturore TR/169.
Przgjedhja e zonës për realizimin e godinave me interes publik është bërë në një nga hapësirat mëinteresante të kryeqytetit, të kufizuara deri tani nga interesi publik, të njohura si mjediset e Gardës së Republikës, pranë parkut të madh, kryesor të kryeqytetit. Njësia strukturore TR/169 me distancë vetëm 1.5 km nga sheshi “ Skëndërbej”, ka një sipërfaqe prej 4.56 ha.