Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski , shpalli pasditen e sotme gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në mesditë kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë për parandalimin e përhapjes së gripit pandemik koeon. Kryeministri teknik Oliver Spasovski theksoi se deri tani institucionet janë përballur mirë me masat e ndërmarra, por duhet gjendja e jashtëzakonshme për të parandaluar një vlë të madhe të mundshme. Spasovski tha se do ti kërkohet Kuvendit që ta shpallë këtë masë, edhe pse është i shpërndarë, ka bazë ligjore për masa dhe vendime të tilla.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të marrë lufta kundër koronavirusit.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi 4 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 35.