Kryebashkiaku I Durrësit, Zhyljen Varfaj urdhëroi sot ndryshimin e pikës 3 të Urdhërit nr. 109, datë 12.03.2020 Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Bashkinë Durrës.
Ky ndryshim vjen në zbatim të Urdhërit nr. 156, datë 10.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, si dhe udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Republikën e Shqipërisë dhe mbrojtjen e shëndetit të populates.
Në urdhër thuhet se, administrata e Tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e aktivitetit të tij nga ora 06.00-10.00 dhe nga ora 16.00-18.00.
Pas orës 18 të vijohet me pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij nga Ndërmarrja e Sherbimit Komunal Durrës.
Të ndiqen politika për reduktimin e tregtarëve sipas posteve (numër tek dhe çift në ditë të ndryshme), duke respektuar distancën 2 metra nga njëri – tjetri.
Të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse (maska dhe doreza).