Kryeministri Edi Rama paraqiti një plan me 7 pika për të përballuar situatën e krijuar nga CoVid 19. Kryeministri ka shpjeguar se të parët që do të mbështeten do të jenë më të dobëtit.
Pas prezantimit reagoi edhe Partia Demokratike.
“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar,” thekson deklarata e PD.
“Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”.