AKEP me anë të një lajmërimi ka dhënë sugjerime për përdorimin dhe sigurinë në internet gjatë këtyre ditëve.
“Duhet të qëndrojmë të vëmendshëm. Duhet pasur qëndrueshmëri në internet.
Përdorni rrjetin virtual VPN. Shmangni përdorimin e internetit nga ora 19.00 deri 23.00. Përdorni rrjetet celulare si alternativë tjetër”, thotë AKEP.
Në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, AKEP propozon nëpërmjet një udhërrëfyesi sjelljen dhe gjestet e nevojshme në përditshmëri për të siguruar vijimësinë dhe sigurinë e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Për më shumë klikoni më poshtë :
https://akep.al/wp-content/uploads/2020/03/udherrefyes-praktik.pdf