Në Lushnjë fermerët vijojnë normalisht funizimin me produkte bujqësore nga fermat e tyre, të pikave të grumbullimit për eksport jashtë vendit dhe në qytete të ndyshme të vendit.
Drejtoria rajonale e bujqësisë Lushnje, bëri të ditur se çdo pikë grumbullimi furnizohet nga rreth 200-250 fermerë me produkte të freskëta bujqësore që më pas eksportohen jashtë vendit sipas kontratave me shtetet përkatëse dhe një pjesë tjetër e këtij prodhimi shkon për funizmin e tregjeve në rrethe të tjera të vendit, ku kyeson Tirana me volumin më të lartë.
Megjithëse në kushtet e COVID-19, qendrat e grumbullimit në Lushnje me destinacion eksportet, punojnë me kapacitet të plotë dhe duke respektuar fashat orare të punës për përpunimin e produkteve dhe me masa mbrojtese duke përdorur doreza dhe maska, kundër përgapjes së virusit.
“Fermerët vazhdojnë shëbimet në perimet në sera dhe mjetet e transportit personal janë të pajisur me autorizim për qarkullim. Farmacitë bujqësore janë të hapura. Vijon furnizimi me inpute bujqëso në pikat e caktuara dhe këshillimi nga ekspertë të ekstencionit vijon në distancë” – bën të ditur, Drejtoria Rjonale e Bujqësisë Lushnje.