Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Budapestit, nuk duhet të blejnë bileta me kompaninë e fluturimeve ajrore Wizz Air. Kjo pasi kjo kompani nuk lejon fluturimin e asnjë pasagjeri shqiptar nga aeroportet e vendeve të treta në drejtim të Budapestit.
Gjithashtu Kompania nuk rimburson as koston e biletës.
Në një njoftim për mediat, Ambasada e Shqipërisë në Hungari thekson se, “i lutemi të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos blejnë bileta me WizzAir, pasi kompania nuk lejon fluturimin e asnjë pasagjeri shqiptar nga aeroportet e vendeve të treta në drejtim të Budapestit. Kini parasysh se kompania nuk rimburson koston e biletës”.