Taskforca e transportit rrugor po vijon aksionin në terren përgjatë këtyre ditëve të vështira në mbështetje të Akteve Normative të qeverisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Aksioni i taskforcës synon kontrollin e autorizimeve të operatorëve të transportit rrugor (transport mallrash, taksi, transport personeli) dhe rritjen e sensibilizimit për kufizimin e lëvizjeve.
Qeveria ka përcaktuar një sërë masash të rrepta për evitimin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve me qëllim shmangien e jetës sociale.
Njëkohësisht kontrollet e strukturave shtetërore po fokusohen edhe në njësitë tregtare ushqimore për të evituar çdo spekulim me çmimet.
—-Që nga dita e hënë, do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në fashën orare 05.00-13.00, duke filluar nga dita e hënë, datë 23.03.2020 pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtimit të barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.
Kjo përcaktohet në urdhrin e ri të datës 20 mars, “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”.
Më herët, oraret e bankave u kufizuan në 7-9 të mëngjesit, duke krijuar radhë të shumta në sportele. Po ashtu dhe në supermarkete u krijuar radhë, teksa njerëzit rendën që të furnozoheshin me ushqime.
Më poshtë është dhe lista e plotë e aktiviteteve ekonomike që lejohen të punojnë gjatë kësaj periudhe.