Përmes një dalje live në facebook, kryeministri Edi Rama përpos falenderimeve për ata që kanë zbatuar masat e marra, nuk i ka kursyer edhe reagimet për ata që e kritikojnë.
Do të vazhdojmë pa pushim të trokasim në dyert e pensionistëve dhe familjeve me probleme të mëdha. Do të bëjmë gjithçka që mos u mungojnë gjë. Ndërsa për ju që mllefi nuk u ndahet duke shkruar komente të ulta, për ata të cilët nuk rrinë si të tjerëve në shtëpi. Flasin për show, po çfarë show, është informacion. Flasin për vjedhje të ndihmave, po ku e patë more e marrtë e mira. Flasin për popullin që po vdes për bukë, po për cilin bukë e kanë fjalë këta që rrinë me Iphone-ë në duar.
Ne po bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi. Po bëjmë të pamundurën, kjo është detyra jonë. Në këto kohë duhet respekt dhe solidaritet. Qysh nga mjekët dhe infermierët deri te ushtarakët dhe punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit.
Nesër në 5 do të hapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë. Dhe pastaj do të mbyllet sërish,. Do të keni kohë për blerje ushqimeve. Këto orare nuk janë për qejf, por për përballimin e një lufte. Çfarë lidhje kanë oraret me mos respektimin e rregullave dhe rrëmujën në tregje. Të mbajmë radhë, të durojmë derisa të mbarojmë punë.
Disa thonë që të rrimë për dy javë të mos dalim fare për dy javë, po çfarë do të hamë. Si nuk na mjaftojmë 8 orë për të blerë gjithçka. Nuk duam të zgjohemi herët dhe turremi të gjithë në orën 11 ose 12. Kjo nuk shkon fare. Dje postova një video gabimisht që ma dërguan sikur ishte nga Spanja, por ishte nga Algjeria.
Më falni që rashë pre e qytetarit digjital, por ama qëllimi i postimit të asaj videoje nuk ndryshon. Nuk do të tolerohet askush se grumbullimet dhe xhirot janë të paligjshme, dhe të patolerueshme. Duhet të gjithë të adaptohemi me orarin e ri. Duhet të marrim masat e reja, me ndryshimet e vazhdueshme.
Secili të bëhet ushtar në frontin e vet, në shtëpi, në kolltuk dhe duke mos marrë jetë njerëzish me pakujdesinë tonë. T’i bëjmë të gjitha ashtu siç duhet. Ne do ta fitojmë me çdo kusht këtë luftë.