Takimet në grup të qytetarëve në Gjermani tani janë të papranueshme për shkak të pandemisë koronavirus, dhe policia ka të drejtë të vendos sanksione në rast të shkeljes së përsëritur të kufizimit, tha kancelarja Angela Merkel më herët gjatë ditës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do ta izolojë veten në shtëpi pasi u trajtua nga një mjek i cili ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.
“Kancelarja … do të testohet rregullisht në ditët e ardhshme … (dhe) të përmbushë agjenden e saj zyrtare nga shtëpia“, tha Steffen Seibert në një deklaratë.
Më herët gjatë ditës, kancelarja tha që qeveria dhe shtetet federale ranë dakord të forcojnë masat në lidhje me lirinë e lëvizjes së qytetarëve në vend për shkak të situatës epidemiologjike.
Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Gjermani është rritur në më shumë se 23.974 raste dhe numri i viktimave të vdekjeve ka arritur në 92, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin e COVID-19 një pandemi në 11 Mars. Rreth 318,000 njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me mbi 13,700 viktima.
© Argumentum