Rishikimi i buxhetit në këtë situatë është mëse normale. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një lidhje me skype për Ora News tha se buxheti i vitit 2020 ka rënë. Në këto kushte, Buxhuku tha se është e rëndësishme të bëhet një fond i madh, pasi kjo krizë nuk dihet sa do të zgjasë.
Gjergj Buxhuku: Ato burime financiare të cilat mund të sigurohen të përdoren në mënyrën sa më efektive të mundshme, duke pasur parasysh faktin që edhe mundësitë reale të rezervave, faciliteteve financiare, të cilat ekonomia shqiptare mund të vërë në dispozicion të përballjes me pasojat e virusit janë të vogla. Kështu që është shumë e rëndësishme që të bëhet një fond më i madh, sepse nuk dihet sa kjo krizë do të zgjasë. Partnerët tanë ndërkombëtarë na kanë thënë se kjo krizë mund të zgjasë 3-4 muaj resht. Duhet të marrim masat për më të keqen.
Për ekonominë, Buxhuku, tha se kjo është shumë e rëndë, ndaj kërkoi që brenda kushteve të vendosura nga autoritetet puna e bizneseve të vazhdojë normalisht.
Gjergj Buxhuku: Kapacitet tona financiare janë shumë të vogla, janë të pakrahasueshme me ato të vendeve të tjera. Duhet të jemi më inteligjent në përdorimin sa më racional të masave shtrëngese, duhet të bëhemi të zgjuar për të kuptuar se pavarësisht se vendet e tjera të fuqishme që i kanë mundësitë financiare marrin masa ekstremalisht të forta, ne duhet të jemi të zgjuar sespe edhe mundësitë mbrojtëse i kemi shumë më të vogla. Që do të thotë të bëjmë çfarë është e mundur që aty ky është e mundur, brenda rregullave të karantinimit të vazhdojë puna sa më afër normalitetit që të kemi mundësi.
Ne krizë jemi në vazhdimësi. Problemi është se tani është më shumë sesa krizë dhe tani duhet ti ruheni më të keqes. Duhet të lejojmë që të vazhdojë punën ekonomia sa më shumë të punojë ekonomia dhe bizneset aq më e vogël do të jetë fatura e nesërme. Duhet të marrim masa për ata që kanë dalë të papunë. Shtresat në nevojë duhet ta përballojnë, Për këtë Qeveria duhet të tregojë edhe përgjegjshmëri edhe profesionalizëm edhe moral në përdorimin e burimeve financiare. /oranews