Shqipëria duket se ka hyrë në javën kritike të epidemisë së koronavirusit. Pas 14 ditësh nga zbulimi i rastit të parë, siç ishte parashikuar dhe nga ekspertët, rastet kritike me COVID 19 janë shtuar.
Sot u shënua viktima 4 nga koronavirusi, ndërkohë një tjetër pacient është në vdekje klinike dhe mjekët po përpiqen për ta kthyer në jetë.
Pas lajmeve të trishta nga beteja me koronavirusin, ka reaguar kreu i qeverisë. Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel shqiptarëve për të qëndruar brenda shtëpive për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish.
Rama ka shpërndarë edhe videon më të shikuar dje në SHBA, e cila kishte lidhje me koronavirusin dhe shprehet se kjo është një javë e vështirë pasi po humbim njerëz.
Ai shprehet se tashmë shqiptarët kanë vetëm një gjë në dorë për të kursyer jetë, të shtrëngojnë dhëmbët, të durojnë dhe të rezistojnë.
STATUSI I EDI RAMËS NË FACEBOOK:
KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ😰
KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:
TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR
*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës